Mësohet data se kur do të fillojë kampionati i ri në futboll
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15 gusht.
Kjo datë e fillimit të kampionatit në mesin e muajit gusht do t’u mundësojë skuadrave kohë të mjaftueshme për fazën përgatitore verore, zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese dhe kompletimin e skuadrave para nisjes së garave zyrtare.
Ndërkohë, FFK-ja bënë të ditur se organet janë duke finalizuar të gjitha përgatitjet organizative për sezonin e ri.
Detajet lidhur me shortin e garave, orarin e ndeshjeve dhe kalendarin për sezonin 2026/27 do të bëhen të ditura në javët në vijim. /KosovaPress/