Çitaku-Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet, prioritetet i përcakton populli
Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Kështu merr vesh KosovaPress nga burime brenda kësaj partie.
Seanca konstituive e legjislaturës së dhjetë do të mbahet sot prej orës 17:00.
Albulena Haxhiu, në gjashtë tentime legjislaturën e kaluar nuk ka siguruar votat e nevojshme për të marrë postin e kryeparlamentares.
Pas konstituimit të Kuvendit, zyrtarë të lartë të LVV-së kanë theksuar se do të thërrasin edhe një seancë tjetër gjatë mbrëmjes për formimin e qeverisë. /KosovaPress/