​Limaj: Qëndrimet tona janë publike

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket votimit të qeverisë Kurti III.

Limaj dy ditë para seancës së sotme, ka deklaruar se nuk do ta votojnë qeverinë e mandatarit për kryeministër, Albin Kurti.

Ai duke hyrë në objektin e Kuvendit për seancën ku pritet të hidhet në votim formimi i qeverisë së re, tha se nuk është kontaktuar nga Kurti.

“Për të folur më shumë do të flasim pas seancës. Qëndrimet tona janë publike, siç jeni të informuar të gjithë… Jo, s’jam kontaktuar,” tha ai. /KosovaPress/

Read Previous

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshjet e xhiros së 10-të

Read Next

Për shkak të grevës, ndalohet qarkullimi i mjeteve nga Greqia në Shqipëri