​Kuvendi miraton disa projektligje, pas pauzës pritet diskutim për rritjen e çmimeve

Më 79 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e kanë miratuar Projektligjin për komisionerin parlamentar të FSK-së.

Ndërsa me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e kanë miratuar projektligjin për produktet biocide.

Në këtë seancë është miratuar edhe Projektligji për ushqimin.

Deputetët janë pajtuar që Projektligji për regjistrimin e popullsisë, ekonomive, familjare dhe banesave të trajtohet me procedurë të përshpejtuar ndërsa në një seancë të re nga ora 16:30 parashihet të hidhet në votim.

Pas një pauze, punimet e seancës plenare do të vazhdojnë nga ora 16:30.

/KosovaPress/

Read Previous

Në shtetin ku edhe qentë janë të varur nga droga (Pamje të rënda)

Read Next

Ministria e Shëndetësisë thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja