​Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër për buxhetin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të premten në një seancë të jashtëzakonshme.

Mësohet se të zgjedhurit e popullit do të shqyrtojnë nesër në lexim të dytë projektbuxhetin për vitin 2026.

Buxheti mes dy leximeve gjatë kësaj jave është shqyrtuar edhe në komisione parlamentare. Javën e kaluar Kuvendi miratoi buxhetin në lexim të parë, i cili ka vlerë rreth 4 milardë euro. /KosovaPress/

Read Previous

Deklarata përmbyllëse e Thaçit në Hagë, The Independent: U paraqit si burrë shteti dhe paqe-bërës

Read Next

Doli në dosjen Epstein, arrestohet vëllai i Mbretit Charles