​Kuvendi do të mbajë dy seanca këtë javë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen dy herë gjatë kësaj jave. Të enjten do të jetë seanca e parë plenare, ndërsa të premten pritet të jetë interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për faljen e gjobave bizneseve të prekura nga situata me pandeminë Covid-19.

Këtë e bëri të ditur iniciuesi i kësaj interpelance, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri u pyet edhe për qëndrimin treditor në Kosovë të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mettheë Palmer dhe emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, me të cilët tha se do të kenë takime bilaterale edhe si AAK.

Ai tha se nuk pret ndonjë kushtëzim apo imponim të ndonjë marrëveshje nga ata, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi./KosovaPress

Read Previous

​Në 9 qershor votohet kërkesa për shkarkimin e presidentit Meta

Read Next

Historia e veçantë e ‘Urës së Mesit’ në Shkodër