Sonte mbyllet xhiroja e parë e Ligës e Kampionëve, Bayerni dhe Man Utd në aksion
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me një përballje interesante, ku Dukagjini do ta presë Malishevën në ndeshjen që fillon nga ora 19:00.
Dy skuadrat vijnë në këtë duel me një start mjaft të mirë të kampionatit dhe diferenca mes tyre në tabelën e klasifikimit është vetëm dy pikë, çka e bën përballjen edhe më të rëndësishme.
Malisheva aktualisht renditet në pozitën e dytë me 10 pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve. Skuadra malishevasve ka regjistruar tri fitore dhe një barazim, duke mbetur ende e pamposhtur në këtë fillim të sezonit.
Edhe Dukagjini ka treguar formë të mirë në katër xhirot e para. Skuadra nga Klina ndodhet në pozitën e pestë me tetë pikë, pas dy fitoreve dhe dy barazimeve, duke mos njohur as ajo humbje deri më tani.
Një tjetër element interesant është mbrojtja e të dyja skuadrave. Malisheva ka shënuar 13 gola dhe ka pranuar vetëm tre, ndërsa Dukagjini ka realizuar pesë gola dhe ka pësuar tre.
Një fitore e Malishevës do ta mbante skuadrën pranë kreut të tabelës dhe mund t’i mundësonte të ngjitej përkohësisht në pozitën e parë, ndërsa Dukagjini me tri pikë do të afrohej ndjeshëm me skuadrat e kreut.
Të dyja ekipet kanë nisur kampionatin pa humbje, ndërsa mbetet të shihet se a do të vazhdojë kjo seri edhe pas përballjes së sontme. /KosovaPress/