Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se uron dhe shpreson që do të ketë një kandidatë të dytë për postin e presidentit.
Sot, është afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
Në një prononcim për media pas mbledhjes solemne të Qeverisë së Kosovës kushtuar Epopesë së UÇK-së, Kurti tha se përpjekjet për zgjedhjen e të parit të vendit do t’i vazhdojnë sot pasdite.
“Sapo mbaruam mbledhjen e qeverisë që i dedikohet Epopesë së UÇK-së. Tash kemi edhe një seancë solemne për Epopenë e UÇK-së. Pastaj e kemi parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe pasdite duhet t’i vazhdojmë përpjekjet që ta zgjedhim presidentin. Urojmë, besojmë, shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë”, tha ai. /KosovaPress/