​Kurti në mbështetje të sportistëve të Kosovës në Lojërat Mesdhetare 2022

Kryeministri Albin Kurti ka dal në mbështetje të sportistëve të Kosovës që mbrëmë parakaluan në paradën e ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare 2022 në Oran të Algjerisë.

Kurti ka shkruar në Facebook se nën udhëheqjen e mbajtësve të flamurit, Egzonit dhe Fortesës, Kosova parakaloi në mesin e 25 shteteve tjera të regjionit të Mesdheut.

“Xhudo, karate, boks, taekëondo, mundje, atletikë, not, gjimastikë, tenis, badminton, ping-pong, shenjëtari dhe shigjetari janë sportet me të cilat po prezantohemi në Oran. Bashkë me sportistët tonë në Algjeri janë edhe ekipi i Shqipërisë në përbërje të 27 sportistëve nga 10 sporte. Sukseset më të mëdha për secilin prej sportistëve. Të gjithë ne, jemi me ju”, ka shkruar ai në Facebook.

Read Previous

​Dita botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave

Read Next

Për një javë u dyfishuan infektimet me COVID-19 nga 106 në 213