​Kryetarja e Gjykatës Speciale viziton Kosovën

Policia e Kosovës njofton se sot (e martë) në Kosovë, do të qëndrojë për vizitë kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës gjatë vizitës së saj në Kosovë do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit në vendin tonë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) bazuar në itinerarin dhe agjendën si dhe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në komunikatë.  /KosovaPress/

Read Previous

Ndeshje tejet interesante sot në Ligën e Kampionëve

Read Next

BISEDË – Puna me fëmijët dhe shëndeti mendor me psikologen Dita Muhaxhiri