​Krerët shtetërorë bëjnë homazhe në Prekaz

Në 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës krerët shtetëror kanë bërë homazhe tek kompleksi memorial në Prekaz, për të nderuar familjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryekuvendarja, Albulena Haxhiu, kryeministri i Kosovë, Albin Kurti e kabineti qeveritar sot bënë homazhe tek varrezat e familjes Jashari që ranë për lirinë e vendit.

Përpara homazheve në Prekaz, krerët shtetërorë bënë homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, kompleksi memorial i të pagjeturve. /KosovaPress/

Read Previous

Gjermania uron pavarësinë e Kosovës: Krenare për partneritetin tonë të fortë

Read Next

Me intonimin e himnit të Kosovës, fillon seanca solemne e Kuvendit