​KQZ: Deri në 11:00 votuan 8.2%, shënohen 6 incidente

Deri në orën 11:00 kanë votuar rreth 152 mijë qytetarë apo 8.2 për qind që në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 20217 i bie të jenë 2.14 për qind më pak.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Kreshnik Radoniqi në konferencë e dytë për media për ditën e sotme.

Ai tha se deri në këtë orë janë shënuar 6 incidente të vogla, por të cilat nuk dëmtojnë procesin zgjedhor.

Radoniqi tha se nuk mund të komentojë statistikat të cilat vënë në pah se këtë vit deri në orën 11:00 kanë votuar mbi 2 për qind më pak votues se në vitin 2017, teksa shtoi se pret nga qytetarët të dalin të votojnë masovisht.

Radoniqi: Deri në 11:00 kanë votuar 8.2% apo 2.14 për qind më pak se 2019

“Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar, rreth 98 për qind e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në 11:00 është 8.2 për qind apo rreth 152 mijë votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues. Derisa në të njëjtën kohë, në zgjedhjet lokale 2019 kishin votuar 195 mijë e 473 votues apo 10.34 për qind”, tha ai.

Kryetari i KQZ-së foli edhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, teksa tha se nuk i kanë statistikat e të burgosurve që kanë votuar deri më tash.

Radoniqi: Kemi një listë të incidenteve minore

“Procesi i votimit është duke vijuar normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë incident që do të dëmtonte procesin zgjedhor… Ne kemi një listë të incidenteve minore, të cilat nuk ndikojnë në proces zgjedhor. Janë të raportuara disa raste dhe policia është duke u marrë me to, ndërkaq për rastet më të mëdha është njoftuar edhe Prokuroria… Gjashtë (raste) janë që jemi njoftuar ne”, tha ai.

Sipas tij, edhe në Mitrovicën Veriore procesi zgjedhor është duke shkuar sipas rregullave.

Radoniqi: Deri më tani në Mitrovicën Veriore gjithçka ka shkuar në rregull

“Deri më tani në Mitrovicën Veriore gjithçka ka shkuar në rregull. Secili vendvotim i ka pranuar materialet, nuk ka raportime për incidente apo parregullsi nga veriu i Kosovës. Shpresojmë të mbetet ashtu”, tha Radoniqi

/KosovaPress/

Read Previous

DnV: Dalje e madhe e qytetarëve në votime në komunat në veri

Read Next

Hashani jep detaje rreth arrestimit të katër personave për manipulim me vota