​Kosova me 6 boksierë në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë”

Ekipi i Kosovës në boks do të merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë”, i cili mbahet nga data 3 deri më 7 maj në Shkup.

Kosova në këtë turne, ku pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar 20 shtete, do të përfaqësohet me 6 boksierë: Bashkim Bajoku 57 kg, Luar Aliu, 57 kg, Lorent Murati, 60 kg, Shpetim Bajoku 67 kg, Loris Idrizi 67 kg, Donat Syla 92 kg.

Trajnerë janë Musli Zymberi e Faton Xhakli, ndërsa gjyqtarë Latif Demolli e Marigona Beadini.

Turneu është i mirëseardhur për vëllezërit Bajoku para kualifikimeve botërore në Bangkok të Tajlandës për normë të lojërave olimpike Parisi 2024. 

Read Previous

​8 vjet nga hyrja e Kosovës në UEFA

Read Next

Ambasadori finlandez beson shumë në anëtarësimin e Kosovës në NATO