​Kontrabandë me fruta dhe mish

Është raportuar se gjatë patrullimit policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull

Një shtetas të Serbisë është ndaluar nga policia në fshatin Novosellë të Kamenicës, ku gjatë kontrollit në bagazh të veturës i është gjetur një sasi mishi, që dyshohet të ketë kontrabanduar nga Serbia.

Me vendim të prokurorit vetura dhe malli i janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor. I dyshuari pas intervistimit është liruar.

Kurse në fshatin Muqivercë, është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në automjetin e tij kishte të ngarkuar mallra të ndryshme (fruta), të dyshuar që janë të kontrabanduar.

Me vendim të prokurorit, mallrat u janë dorëzuar autoriteteve doganore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /KosovaPress/

Read Previous

Ambasada e Kosovës në ShBA kujtojnë 22 vjetorin e çlirimit të Prishtinës

Read Next

“Euro 2020” do të nisë me këngëtarin shqiptar