​Komuniteti shqiptaro-amerikan proteston kundër terrorizmit e veprimeve luftënxitëse të Serbisë

Sot, më 23 Tetor 2023, komuniteti Shqiptaro-Amerikan do të protestojë para Selisë së OKB-së në Sheshin Dag Hammarskjöld në Nju Jork për t’i dënuar aktet e vazhdueshme terroriste dhe luftënxitëse të Serbisë.

Ata i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar që të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për ta detyruar Serbinë që t’i ndalojë dhe të përmbahet nga veprimet dhe politikat që janë duke e minuar stabilitetin e Kosovës dhe Ballkanit.

Protesta organizohet në ditën kur Këshilli i Sigurimit të OKB-së mban takimin e rregullt për Kosovën.

Ky takim mbahet pas sulmit terrorist më 24 shtator në Kosovë, ku humbi jetën një zyrtar policor.

Read Previous

Kosovë-Serbi, temë diskutimi sot në BE

Read Next

​Homeri shqiptar në 152-vjetorin e lindjes