​Komisionit hetimor për rezervën shtetërore dështon të konstituohet për herë të pestë

Për herë të pestë ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore. Kjo për shkak mungesës së mazhorancës.

Kryesuesi i këtij komisioni, Rashit Qalaj ka ritheksuar se mungesa e pozitës po i shton këto dyshime për keqpërdorime edhe më shumë.

Qalaj tha se kanë dërguar shkresë tek Zyra Ligjore e Kuvendit, dhe se janë në pritje të përgjigjes se çfarë tutje.

“Siç po e shihni edhe sot po mungojnë pa arsyeje, pa asnjë shpjegim deputetët e partisë në pushtet, LVV-së. Është shqetësuese që një parti që është thirr vazhdimisht ën sundimin e ligjit dhe të drejtën, bllokon iniciativat siç është kjo për konstituimin e Komisionit Hetimor, i cili ka për qëllim hetimin e një çështje të rëndësishme, për dyshimet për keqpërdorimet për rezerva shtetërore në MINT. Mungesa e deputeteve nga LVV i shton këto dyshime edhe më shumë, për shkak se ata nuk vinë ne komision, pasi i frikësohen publikimit dhe daljes në publik të keqpërdorimeve që janë me rezervat shtetërore. Ne do të vazhdojmë edhe me tutje të bëjmë përpjekje për konstituimin e këtij komisioni, mirëpo në radhë të parë do të presim vendimin nga Zyra Ligjore”, tha Qalaj.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku ka adresuar ankesa te partia në pushtet.

Sipas saj, kryeministri i vendit, Albin Kurti po urdhëron deputetet të mos marrin pjesë në konstituimin e këtij komisioni.

“Është hera pestë që po ftohet komisioni dhe tashmë është e kjartë që ata nuk po duan të marrin pjesë në këtë komision për të zbardhë të vërtetën, sepse nëse janë të pafajshëm duhet të marrin pjesë dhe të ballafaqohen me gjitha kërkesat që ka opozita…Unë jam e bindur që me secilin anëtar të VV-së të ndërrohen, ata nuk kanë me ardhë me marrë pjesë këtu, sepse janë nxënës të mirë dhe të dëgjueshëm të Albin Kurtit, kjo mospjesëmarrje është me urdhër të Albin Kurtit ”, tha Bunajku.

Ankesa ndaj partisë në pushtet pati edhe deputeti nga radhët e AAK, Pal Lekaj.

“Po shihet qartë që ata nuk do të vinë dhe në çdo mënyrë do të mundohen ta pengojnë këtë komision hetimor. Po shihet qartë se ata fare nuk iu intereson interesi publik, por ai partiak. Na kanë mbyt duke thënë se keni pas korrupsion, keqpërdorime, abuzime për 20 vite dhe tani po shihni që vet janë për t’i mbrojtur keqpërdorimet, abuzimet e vjedhjet, çfarë kanë ndryshuar, parimet apo mënyra se si në mënyrë perfektë të vidhet qytetari e shteti”, tha Lekaj.

Ndërkaq, takimi i radhës është vendosur të mbahet enjten nga ora 09:30. /E.Krasniqi/

Read Previous

Dita e themelimit të Kombeve të Bashkuara

Read Next

Shpend Lleshi lanson videoklipin e këngës së tij të parë “Jasemin”