​Koeman: Nëse dikush brenda klubit po ia bënë këtë Messit, tregojani derën

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka reaguar ashpër pas publikimit të detajeve të kontratës së Lionel Messit me Barcelonën të publikuara para pak ditësh në mediat spanjolle.

Detajet e zbuluara tregojnë se ylli argjentinas vazhdon të përfitojë shifra marramendëse parash edhe përkundër se në javët e fundit Barcelona zbuloi se klubi është futur në borxhe të mëdha dhe se kjo do të çojë deri në uljen e pagave të lojtarëve.

Dhe Koeman u zotua se nëse dikush i punësuar nga Barcelona provohet të kishte zbuluar këto detaje private, atyre do t’u tregohet dera.

“Nëse jeni pjesë e klubit, duhet të ndihmoni klubin, trajnerët, lojtarët. Nëse dikush nga klubi e ka zbuluar këtë, ata nuk mund të kenë një të ardhme në këtë klub,” tha Koeman.

“Janë gjëra që nuk mund të dalin. Ka njerëz që janë të interesuar të dëmtojnë Messin dhe Barçën.”

Messi duket se nuk ka qenë i impresionuar nga detajet e tij personale që dolën në publik, por fituesi rekord i gjashtë herë Topit të Artë nuk e lejoi atë të pengonte performancën e tij në fushë kundër Athletic Bilbaos.

Duke folur pas ndeshjes, Koeman shprehu alarmin se çdokush do të dëshironte të shkaktonte shqetësime, veçanërisht në lidhje me Messin, një lojtar i destinuar të kujtohet si më i miri i të gjitha kohërave.

“Ju duhet ta respektoni atë, unë shoh qëllim të keq dhe dëshirë për ta lënduar,” tha Koeman./KosovaPress

Read Previous

​Neymar ndryshon mendimin e tij, flet per të ardhmen e tij dhe të Mbappes

Read Next

Djali rrah babain në Lipjan