​Klopp para ndeshjes me Tottenhamin: Pres që skuadra ime të ringjallet

Jurgen Klopp këmbëngul se Liverpooli ka ende potencialin për të luftuar për titullin e Premier Ligës, përkundër se skuadra që ai drejton ka treguar rënie në javët e fundit.

Liverpool është mbërthyer në një seri prej pesë-ndeshjesh pa fitore në kampionat, ndërsa shpresat për një vazhdim në Kupën FA përfunduan të dielën me një humbje 3-2 ndaj rivalëve të Manchester United.

Përpara ndeshjes të së enjtes më Tottenham Hotspur, trajneri i “The Reds” bëri të qartë se ai dëshiron që ekipi i tij të jetë konkurrues dhe të ri-gjejë një formulë për fitore të reja.

“Unë dua që loja me Manchester United të jetë pika e kthesës, por pika e kthesës me rezultate pozitive do të ishte diçka edhe më e bukur,” tha Klopp për mediat angleze.

“Kishte shumë gjëra të mira, por, natyrisht, ne pësuam tre gola. Kjo nuk është ajo që duam. Situata e përgjithshme është një sfidë, por një sfidë e mirë. Unë nuk jam personi që rri këtu dhe mendoj se jeta ime duhet të jetë e përsosur dhe ekipi im duhet të fitojë të gjitha ndeshjet e futbollit.”, vazhdoi më tutje Klopp.

“Nëse diçka po shkon keq, ju duhet të punoni në atë. Kjo është ajo që ne po bëjmë. Nëse them se është pika e kthesës dhe atëherë kundër Tottenhamit ne nuk luajmë ashtu, njerëzit thonë se duhet të fillojmë përsëri. Ne nuk mund të fillojmë vazhdimisht me metoda të reja, kemi filluar tashmë pak më parë.”

“Ne do të qëndrojmë në rrugën e duhur, do ta bëjmë atë, të jemi vërtet të gjallë dhe të luftojmë fort. Ne do të jemi pozitivë për gjërat pozitive dhe kritikë ndaj gjërave jo aq pozitive, kjo është ajo që bëjmë.”, tha në fund tekniku gjerman./KosovaPress.

Read Previous

Në Novosellë të Ulët Haradinaj prezenton kandidatët për deputetë

Read Next

​Ibrahimovic takohet me drejtuesit e Milanit, kjo është arsyeja