​Kia do të nisë prodhimin e automjeteve elektrike në SHBA në vitin 2025

Kia ka prodhuar më shumë se 3.8 milionë automjete në SHBA që nga viti 2009.

Në ceremoninë e fundit me rastin e fillimit të ndërtimit të fabrikës Hyundai Motor Group Metaplant (HMGMA), Kia Corporation konfirmoi se fillimi i prodhimit të automjeteve elektrike të asaj marke është planifikuar për gjysmën e parë të vitit 2025, në një objekt të dedikuar për prodhimin e automjeteve elektrike (EV) dhe baterive në Savannah (Xhorxhi, SHBA) .

Që nga viti 2009, Kia ka prodhuar më shumë se 3.8 milionë automjete në SHBA dhe në vitin 2006 ka realizuar një nga investimet e huaja më të mëdha në historinë e shtetit amerikan të Xhorxhia-s.

Në këtë impiant prodhimi më të avancuar, prodhohen pothuajse 40% e të gjitha shitjeve të makinave Kia në SHBA.

Kia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prodhon modele SUV Telluride, Sorento, Sportage dhe sedan K5, madje 90 për qind e këtyre automjeteve shiten në tregun amerikan, ku janë 750 përfaqësues të shitjeve të veturave Kia.

Në vitet e ardhshme, fabrika e re duhet të punësojë më shumë se 8100 njerëz, sepse në një grup që përveç markave Kia dhe Hyundai, përfshin edhe një markë të tretë – Genesis, ata duan të krijojnë një zinxhir të qëndrueshëm furnizimi për bateri dhe komponentë të tjerë për automjetet elektrike në SHBA. /KosovaPress/

Read Previous

​Ministrat e Energjisë të BE-së, mosmarrëveshje për çmimin e gazit

Read Next

​Haxhiu: Prej nesër e ditëve në vijim do të organizohen 200 aktivitete në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës