​KFOR bën thirrje për zgjidhjen e dallimeve përmes dialogut

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR pas tërheqjes së përfaqësuesve të serbëve të Kosovës nga institucionet e Republikës së Kosovë dhe heqjes së uniformave nga disa eprorë të Policisë së Kosovës, ka thënë se ata po monitorojnë situatën dhe po bashkëpunojnë ngushtë me liderët në Prishtinë dhe Beograd, si dhe me partnerët ndërkombëtarë, për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të adresojnë dhe diskutojnë dallimet përmes dialogut konstruktiv. Sillni përparim në shoqëri! Shprehni mendimet tuaja në mënyrë paqësore dhe kërkoni kompromise”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Read Previous

Sot zhvillohet ndeshja në mes të KB “Prishtina” dhe KB “Ylli”

Read Next

​Sveçla shkon në veri: Policia po përmbushur detyrat duke siguruar ambient të qetë