​Ka ngritje të hovshme të këmbimeve tregtare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut , thotë Nebi Hoxha president i OEM

Në panelin e tretë me temën “Dhomat dhe sfidat e përkrajes së bizneseve” në kuadër të konfrencës rajonale që po mbahet në Prishtinë, Nebi Hoxha president i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Prëndimore ka thënë se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, megjithëse ende ka ngecje në ndërtimin e infrastrkuturës rrugore nga ana e Shkupit në drejtim të kufirit të Kosovës.

Përkundër kësaj, ka një ngritje të hovshme të këmbimeve tregtare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ai në fokus pati edhe edukimin e kuadrove të reja profesionale, që sipas tij nuk janë të mjaftueshme në rajon.

Ndërsa, Mladen Perazic, drejtor i Sektorit të Edukimit në Odën Ekonomike të Malit të Zi theksoi se vendet e rajonot duhet të investojnë më shume në edukimin dhe aftësimin profesional, në mënyrë që të rinjtë mos të ikin në vendet perendimore.

Në këtë konferecë, nikoqiri Skënder Krasniqi kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka thënë se vendet rajonit duhet të jenë më të unifikuara për të pasur zhvillim ekonomik dhe rritje të shkallës së punësimit në rajon.

Sa i përket odave, Krasniqi tha duhet të krijohet infrastruktura ligjore për punën e dhomave të tregtisë.

Ndërsa, prodhuesit vendor pjesëmarrës në këtë konfrencë, veçanërisht prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit kërkuan nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut heqjen e barrierave traifore dhe doganore, dhe të krijohen lehtësira për qarkullimin e këtyre mallrave. /KosovaPress/

Read Previous

Atletico Madrid po e konsideron transferimin e Pique

Read Next

Dyshohet se është uzurpuar një pronë në fshatin Kusar, madje është modifikuar edhe rrjedha e lumit