​Ismajli viziton KBI-në: Lutemi së bashku që çdo familje ta ketë sofrën plot

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli së bashku me nënkryetarin e Komunës, z. Rrahman Jakupi me rastin e festës së Kurban Bajramit, kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) në Shtime, duke e uruar kryetarin Skender Baftiu, kryesinë dhe të gjithë qytetarët.

Ismajli u shpreh se të gjithë duhet të luten që cdo familje ta ketë sofrën plot.

“Lutemi së bashku që çdo familje ta ketë sofrën plot. Siç dihet thirrja më e madhe e kësaj feste është që të kujdesemi për jetimët e skamnorët”, tha ai.

Ndër të tjerash kryetari Ismajli dhe kryetari i KBI-së, Skender Baftiu i uruan haxhilerët e komunës sonë, në përmbyllje të farzit të madh të haxhit, të jenë shëndosh e mirë, duke e lutur Zotin që të kthehen në familje nga rruga e shenjtë si është më së miri!/KosovaPress

Read Previous

Konfirmohet orari i saktë i dy xhirove të para në Serie A

Read Next

Promovohen librat “Kronikë e kohëve” nga Prof. Muhamet Rogova