​Infantino: Diskutuam për një stadium që do ta bënte krenare Kosovën, Vokrrin e kisha person të zemrës

Presidenti i FIFA-së Gianni Infantino ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Kosovë ku ka takuar drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe krerët e shtetit.

Në fund të vizitës, i pari i FIFA-s foli para mediave duke e konsideruar Kosovën si një vend të veçantë, si një vend të futbollit.

Ai më pas zbuloi edhe se çfarë diskutoi me të të gjithë komunitetin sportiv në vend derisa zbuloi se do të punojë që futbolli në Kosovë të rritet edhe më shumë.

Tutje, Infantino, deklaroi se do të punojnë që në Kosovë të ndërtohet një stadium nacional me të cilin Kosova të krenohet.

Ai më pas foli edhe për legjendën e futbollit të Koosvës, Fadil Vokrri të cilin tha se e kishte person të zemrës dhe që e ka vlerësuar shumë.

Nga ana tjetër, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se në takimin me të parin e FIFA-së janë diskutuar projektet të cila i ka kjo federatë për futbollin në Kosovë dhe se nga Infantino ka marrë miratimin se këto projekte do të mbështeten nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë.

Gjatë ditës, Infantino është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Ministtrisë së Sportit, Rinisë dhe Kulturës, Hajrulla Çeku./KP/

Read Previous

Është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e komitetit për komunitete

Read Next

Presidentja Osmani dënon aneksimin e rajoneve ukrainase nga Rusia