​Hoxhaj nuk konfirmon nëse do të kandidojë për kryetar të PDK-së

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se përkrah mbajtjen e konventës zgjedhore së kësaj partie gjatë muajit qershor, por nuk ka konfirmuar nëse do të jetë kandidat për të parin e partisë.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se konventa e re zgjedhore duhet të reflektojë pritjet e anëtarësisë dhe strukturave të PDK-së.

“Kam vizituar këto ditë degët e PDK dhe ka një kërkesë prej strukturave që PDK-ja duhet të hapet si reflektim i rezultatit zgjedhor, duke sjellë njerëz të rinj, duhet riorganizuar politikisht me një platformë të re politike. Duhet riorganizuar edhe në planin organizativ që të ndodhë një ndryshim. Në pikëpamjen time si ushtrues detyre i kryetarit kjo do të duhej të kulmonte me një konventë që duhet të mbahej gjatë këtij muaji”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj ka shtuar se nga kjo konventë duhet të dilte edhe kryetari i ri i PDK-së, por nuk ka konfirmuar nëse do ai të jetë kandidat për këtë post.

“S’kam menduar deri tash. Është debat tjetër”, u shpreh Hoxhaj./KosovaPress

Read Previous

Busti i Skënderbeut vendoset më 5 korrik në parkun qendror të Budapestit

Read Next

Moti sot