​Hoxha: Janë rritur kërkesat për trajtim të pacientëve post-COVID

Rënia rasteve pozitive me koronavirus në Kosovës, ka bërë që edhe në Klinikën e Pulmologjisë të bie ndjeshëm numri i të spitalizuarve me këtë virus. Kurse, tash kjo klinikë po ballafaqohet me shtim të kërkesave për hospitalizim të pacientëve që e kanë kaluar COVID-19.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Pulomologjisë, Musa Hoxha në një intervistë për KosovaPress, thotë se pacientët të cilët nga infektimi me koronavirus kanë pasur gjendje të rëndë klinike po rikthehen për të trajtuar pasojat e shkaktuara nga COVID-19.

Hoxha thotë se tashmë fal uljes së rasteve të reja të të prekurve me koronavirus kanë nisur trajtimin e pacientëve me patologji të tjera të sistemit të frymëmarrjes.

U.D. e drejtorit të Klinikës së Pulmologjisë derisa shpjegon disa nga simptomat e pacientëve post-COVID, thotë se shtimi i kërkesave për trajtimin e tyre mund të rrisë nevojën për zgjerim të kapaciteteve spitalore.

Pulmolgu Hoxha thotë se ka pacientë të cilët edhe pse kanë kaluar deri në tre muaj nga infektimi me koronavirus, përsëri kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Pulmologu Hoxha shton se vaksinimi kundër COVID-it që po zhvillohet në vendin tonë por edhe në vendet tjera e ulë mundësinë e rritjes së rasteve të reja, por ai nuk e përjashton mundësinë e një vale të re të përhapjes së koronavirusit me përmasa të infektimit më të ulëta.

Në Kosovë tash e sa javë është duke u shënuar rënie e madhe e të infektuarve me koronavirus.

Tashmë në vendin tonë ka nisur edhe shpërndarja e dozës së dytë të vaksinës për profesionistët shëndetësorë, të cilët dozën e parë të vaksinës AstraZeneca e morën në fund të marsit kur edhe nisi vaksinimi në Kosovës.

Krahas dozës së dytë të vaksinës anti-COVID qytetarët e Kosovë mbi moshën 65 vjeç po imunizohen kundër COVID-19 me dozën e parë. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar vaksinim masiv nga 15 qershori./KosovaPress

Read Previous

Simptomat që tregojnë se mund të keni anemi

Read Next

Parlamenti i Danimarkës miraton ndërtimin e ishullit gjigant artificial pranë Kopenhagës