​Hodhi nga ndërtesa gjësende të forta, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi që nga banesa e tij, kati i katërt nga dritarja kishte hedhur gjësende të forta ku kishte rrezikuar kalimtarët e rastit.

Në vendin e ngjarjes kanë dal policia ndërsa i dyshuari e kishte mbyllur dhe nuk kishte pranuar për ta hapur derën.

Me ndihmën e vëllait te tij është hapur dera e banesës dhe i dyshuari është arrestuar dhe fillimisht ishte dërguar në Psikiatri, për tretman mjekësorë, pasi që dyshohej se i dyshuari ka probleme.

Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./KosovaPress

Read Previous

​Haradinaj bën homazhe te varret e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Read Next

10 analizat që duhet të kryejë çdo burrë mbi 40 vjeç