​Haradinaj: Pakoja e qeverisë ka për synim ‘ringjalljen’ e votuesve dhe jo të ekonomisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka ftuar të gjitha partitë që të përkushtohen bashkërisht për zhvillimin ekonomik të vendit.

Haradinaj ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk kishte asnjë plan konkret për pandeminë dhe se nuk ka asnjë plan as për ekonominë.

Tutje ai ka shtuar se e ka thënë edhe para mediave në konferencë për ekonominë se pakoja e ashtuquajtur ‘Ringjallje’ nuk e ka për fokus e as qëllim ekonominë.

Sipas Haradinajt kjo pako qëllimin e vetëm e ka ‘ringjalljen’ e votuesve, të cilët për pak muaj e kanë kuptuar që kanë votuar mashtrimin.

“Ekonomia e Kosovës, posaçërisht sektori privat është në vështirësi dhe kërkon intervenim direkt për rimëkëmbje nga shteti. Pavarësisht që para nesh janë zgjedhjet lokale, është nevojë emergjente të merremi me ekonominë. Në të kundërtën, shteti, komunat dhe qytetarët do t’i vuajnë pasojat për shumë vite të ardhshme!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më tej ai ka ftuar të gjitha partitë që në mungesë reflektimi të Qeverisë, të përkushtohen bashkërisht në këtë drejtim. 

Read Previous

​Kurti në takim të mbyllur me Lajçak

Read Next

Mediat gjermane: Merkel në Ballkan, sinjal për BE