​Gjakovë, dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Dy raste të dhunës janë raportuar të kenë ndodhur brenda 24-orëve të fundit, ku si rezultat janë arrestuar dy persona.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njëri rast ka ndodhur paraditen e së hënës, ku burri kishte ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij.

“06.02.2023 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa rasti tjetër, siç bëhet e ditur kishte ndodhur në mbrëmje.

“06.02.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor, por ka kërkuar urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet po aty.

Read Previous

Afro 5 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri

Read Next

“Drutë, vaji, mielli, karburantet” cilat produkte u shtrenjtuan e cilat u liruan brenda këtij viti?