​Franca ndër aleatet kryesore të Kosovës në organizimin e Lojërave Mesdhetare

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on Major Sporting Events (RIGES), ku fokusi kryesor ishte përgatitja e Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030.

Gjatë takimit u konfirmua, sipas Gashanit, thellësia e partneritetit Kosovë–Francë dhe mbështetja e Francës si një nga aleatët kryesorë në procesin e organizimit të kësaj ngjarjeje të madhe sportive. Ai theksoi se Lojërat Mesdhetare nuk janë vetëm një event sportiv, por një platformë e gjerë zhvillimi që përfshin ekonomi, infrastrukturë, forcim institucional dhe diplomaci sportive.

Po ashtu, në diskutime është veçuar rëndësia e rinisë dhe vullnetarizmit, si dhe mundësitë për bashkëpunim teknik me Francën në fusha si siguria, menaxhimi i eventeve të mëdha dhe ekspertiza operacionale. Gashani ka vlerësuar se Lojërat Mesdhetare 2030 po ndërtohen mbi partneritete të forta dhe një vizion afatgjatë zhvillimor për Kosovën. /KosovaPress/

Read Previous

​Këto janë çmimet maksimale të derivateve për sot

Read Next

Edi Rama: Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do i marrin pensionistët