​FBK paralajmëron grumbullimin e U14

Gjatë vikendit do të bëhet grumbullimi i grup-moshave në konkurrencën e meshkujve U14, në kuadër të projektit zhvillimor YDF.

Qëllimi i këtij grumbullimi do të jetë monitorimi i talenteve të reja në basketbollin e Kosovës, përcjell KosovaPress.

Federata e Basketbollit të Kosovës është pjesë e projektit për Zhvillimin e Gjeneratave të Reja që pesë vjet, projekt ky që financohet nga FIBA, dhe së fundmi në vitin 2019 është bërë implementimi i këtij projekti edhe për konkurrencën e femrave./KosovaPress

Orari dhe vendi i grumbullimit vijon si më poshtë:

27.02.2021 – Shkolla DON BOSCO

DJEMTË 12:00-14:00

28.02.2021 – Shkolla DON BOSCO

DJEMTË 12:00-14:00

Read Previous

Si e ndihmuan analistin nga Shqipëria, Albin Kurti dhe Ardian Gjini në 1999-ën (VIDEO)

Read Next

Rrezikojmë valën e tretë të COVID-19