​Falsifikuan dokumentet, ndalohen katër persona

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se pas veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, janë ndaluar 4 persona për veprat penale keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar, mashtrimi, legalizimi i përmbajtjes së rremë dhe falsifikimi i dokumenteve.

Njëri nga katër të ndaluarit me inicialet S.V. është me profesion noter, si dhe është ndaluar për veprën penale keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar. Ndërkaq, S.B., M.D. dhe J.Zh., janë ndaluar për veprat penale mashtrimi, legalizimi i përmbajtjes së rremë, si dhe falsifikimi i dokumenteve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit të katër personave të ndaluar.

/KosovaPress/

Read Previous

Cilat janë vendet evropiane me rrugët më të mira?

Read Next

Osmani në Gjermani: Mbështesim Procesin e Berlinit, ‘Open Balkan’ është nismë e rrezikshme