​Emiratet e Bashkuara Arabe të përkushtuara për bashkëpunim me Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim ambasadoren jo-rezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Abdelaziz Alshamsi.

Hoti e falënderoi ambasadoren Alshamsi për ndihmën e vazhdueshme që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ofruar Republikës së Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Hoti shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë, në veçanti thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës.

Hoti dhe ambasadorja Alshamsi u pajtuan se Kosova ka shumë potencial për zhvillim që duhet mbështetur e promovuar./KosovaPress.

Read Previous

Kloppi tregon problemin te Liverpooli

Read Next

“We’re Good”, kënga e re e Dua Lipës publikohet javën e ardhshme