​Dy ndeshje zhvillohen sot në Superligën e Kosovës në futboll

Java e pestë e Superligës së Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante, të cilat zhvillohen në orën 16:00.

Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica do të përballet me Prishtinën, në një duel ku të dyja skuadrat synojnë pikët e plota.

Prishtina vjen në këtë përballje me bilanc perfekt, pasi ka regjistruar tri fitore në tri ndeshjet e para. Në anën tjetër, Drenica do të kërkojë fitoren e parë të sezonit para tifozëve të saj.

Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, ku Vushtrria përballet me Llapin.

Kjo përballje pritet të jetë veçanërisht interesante, pasi të dyja skuadrat kanë pësuar humbje në katër ndeshjet e para të kampionatit dhe do të kërkojnë pikët e para.

Të dy takimet nisin nga ora 16:00, duke sjellë një pasdite të rëndësishme për garën në elitën e futbollit kosovar. /KosovaPress/

Read Previous

Xhelal Sveçla dënohet me burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend

Read Next

Dyshohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje në Gjakovë, arrestohet i dyshuari