AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
John Stewart Duncan, i cili ishte këshilltar politik i ish-komandantit suprem të NATO-s, Wesley Clark, gjatë pjesës së parë të dëshmisë së tij në Hagë, tha se UÇK-ja kishte përbërje heterogjoene.
“Ka qenë një grup heterogjen personash, shumë heterogjen, dhe ndryshuan. Përbërja e aktorëve kryesorë, e personave kryesorë, veçanërisht kur fillojë të përshkallëzohej spastrimi etnik kishte disa shtresa, do jap një shembull konkret, kishte pasur persona që kanë qenë ushtarë në armatën jugosllave, juristë, mjekë, gazetarë, të tjerëve të cilëve iu ishin keqtrajtuar familjet, kështu që motivi i tyre për të rrëmbyer armët ishin i ndryshëm ndonjëherë”, tha ai.
Ai përmendi edhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
“Kishte gra në UÇK. Kishte që ishin abuzuar seksualisht, dhunuar seksualisht, të abuzohet seksualisht një femër shqiptarë është e tmerrshme… Kam takuar shumë nga këto gra dhe kanë qenë shumë mbresëlënëse”, theksoi ai.
Dëshmia e britanikut vjen pasi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u dëgjua ish-ndihmëssekretari amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në negociatat në Rambuje, Paul Williams.
Paraqitja e provave të mbrojtjes nisi një javë më parë, më 15 shtator. Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar t’i sjell 11 dëshmitarë në tërësi, pas së cilëve pritet të dëshmojnë dy të tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.
Paraqitja e provave të mbrojtjes pritet të përfundojë deri në mesin e nëntorit, ndërkaq, turpi gjykues pret që ekipet mbrojtëse të dorëzojnë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. /KosovaPress/
Duncan: Unë e kam shkruar tekstin e marrëveshjes për çarmatimin e UÇK-së
John Duncan, ish-këshilltari i Wesley Clark-ut, ka bërë të ditur se ka qenë ai personalisht që e ka shkruar tekstin e marrëveshjes për çmilitarizim.
“Ky është nënshkrimi i marrëveshjes së UÇK-së për demilitarizimin në mëngjes, herët, 21 janar 1999. Z.Thaçi, gjenerali Jackson, gjenerali Reef dhe isha edhe unë. Unë isha i pranishëm sepse unë e kam shkruar tekstin e marrëveshjes. Ideja për marrëveshjen e çmilitarizimit doli si rezultat i bisedave të mia me gjeneralin Jackson. Detyra ime ishte të mbuloja çështjen e Kosovës. Michael Durkee ishte me gjeneralin Jackson duke u marrë me Kumanovën, e unë isha në Bruksel, të shihja çfarë ndodhte në Uashington. Kishte ndryshim ore, por zakonisht kryeqytetet na informonin, ne bënim bisedat dhe ndryshimet dërgoheshin sërish në kryeqytete”, tha ai. /GazetaSinjali/
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.