​Dumfries drejtë Premier Ligës

Inter Milan’s Denzel Dumfries celebrates after scoring against Fiorentina during the Serie A soccer match between Inter Milan and Fiorentina at the San Siro Stadium, in Milan, Italy, Saturday, March 19, 2022. (AP Photo/Antonio Calanni)

Interi mund të humbasë Denzel Dumfries pas vetëm një sezoni në Serie A mes interesimit nga disa klube të Premier Ligës, raporton “Daily Mail”.

Mbrojtësi holandez është i hapur të largohet nga Interi për t’iu bashkuar Manchester United për shkak të pranisë së trajnerit të ri Erik ten Hag.

Skuadra e Inzaghit është duke punuar në merkato dhe priten ndryshime të mëdha në ekip. Dumfries dhe Skriniar janë dy emrat e mëdhenj që mund të largohen derisa klubi po punon në blerjen e lojtarëve si Dybala, Lukaku dhe Asllani.

Dumfries erdhi në Interi vitin e kaluar si zëvendësues i Achraf Hakimit i cili kaloi në Paris-Saint-Germain./Botasot/

Read Previous

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Read Next

Zeqiri: Ligji për pensionim të parakohshëm për Policinë e Kosovës është jashtëzakonisht i domosdoshëm