​Daja flet pas humbjes: Duhej të ishim më efikas

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka pranuar pas ndeshjes së humbur ndaj Sivasporit se skuadra nuk ishte në nivelin e duhur në fushë.

Ai tha se rastet e krijuara duhej të shfrytëzoheshin me më shumë efikasitet.

“Kaluam në avantazh dhe kishim raste për të shënuar, duhet të ishim efikas në të tillë ndeshje. Kishim mungesa dhe Kuc sakrifikoi, ishte mungesa e Gripshit gjithashtu. Bëhet fjalë për lojtarë titullarë, me këta të dy ndryshonte vendosja. Kemi pasur shanse për 2-0, gol që do të godiste kundërshtarin dhe ne do të ishim të qetë. Mund të dilnim me një tjetër rezultat.”, tha Daja për SuperSport.

Ai foli edhe për mundësitë që ka Ballkani për të vazhduar tutje në fazën e eliminimit direkt.

“Ne nuk kemi qenë favoritë, i rritëm pritshmëritë me lojën dhe rezultatet. Në dy ndeshjet e mbetura nuk do t’i kalojmë si ndeshje radhe, por do të bëjmë lojën tonë. Me Slavian kemi një kundërshtar edhe më të fortë, ata humbën sot dhe do të jenë në maksimum në ndeshjen ndaj nesh. Do të kemi dy javë për t’u marrë me kampionatin sepse është i rëndësishëm dhe pastaj do të mendojmë për Slavian duke shpresuar të rikuperojmë disa lojtarë, sidomos ata me eksperiencë”, u shpreh Daja.

Ballkani ka vetëm katër pikë pas katër ndeshjeve dhe renditet në vendin e katërt në grupin G.

Read Previous

​Kuvendi mblidhet në dy seanca të ndryshme plenare

Read Next

​Tetë vite nga droni shqiptar në Beograd