​Bastisje në Leposaviq, sekuestrohen armë dhe pajisje elektronike

Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, ka realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të një personi në Leposaviq, bazuar në urdhëresë të lëshuar nga gjykata.

Sipas policisë, i dyshuari dyshohet për dhënie ndihme në kryerjen e një vepre penale, rast i cili ka ndodhur më 1 nëntor 2025, ku viktimë ishte një mashkull kosovar.

Gjatë bastisjes, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale nëntë telefona celularë, një laptop, tre dokumente të formatit A4, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe një tytë arme.

I dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore. /KosovaPress/

Read Previous

Broja: Goli erdhi në momentin e duhur për mua dhe për ekipin

Read Next

Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti