​ATK me plan operativ kërkon fiskalizimin dhe lëshimin e kuponave fiskal

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Rrugor, me të cilët u diskutua për procesin e fiskalizimit në këtë sektor, si dhe gjetjen e modaliteteve në fiskalizim, duke pas parasysh natyrën specifike që ka ky sektor.

“Veç këtyre në këtë takim u fol edhe për aktivitetet e fundit të ATK-së në këtë sektorë sa i përket fiskalizimit dhe lëshimit të kuponit fiskal. Aktivitetet në fjalë janë duke u ndërmarr në kuadër të Planit Operativ të Veprimit për periudhën Korrik – Shtator 2021, i cili është duke trajtuar edhe sektorë të tjera dhe gjatë ditëve në vijim do të inspektoj sektorët të cilët gjatë kësaj sezone kanë aktivitet të shumëfishuara”, thuhet në komunikatë.

Read Previous

Lajçak dhe Konjufca, diskutojnë për ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi

Read Next

Sindikatat e Shëndetësisë do të protestojnë nesër