​Asllani: Ta fitosh titullin pas një derbi është diçka speciale

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani është pjesë e Interi që tashmë po feston titullin e 20-të në histori, duke u shprehur tejet i lumtur për këtë arritje. Pas fitores 2-1 në derbi kundër Milanit Asllani u shpreh tejet i emocionuar.

“Jemi të lumtur, pritëm, deshëm. …Dhe nuk ka fjalë është një emocion i madh, sidomos si tifoz i Interit. Momente të bukura, edhe pse sot nuk po luanim në shtëpi kishte shumë tifozë si gjithmonë që na inkurajuan. Ndoshta nuk e kam kuptuar ende, nuk e kuptoj se çfarë kemi bërë. Shihemi nesër në mëngjes”, ka thënë Asllani, përcjellë KosovaPress.

Ai më pas shtoi se festimi i titullit pas një triumfit kundër Milanit e bënë këtë festë edhe më madhështore.

“Po, sigurisht. Ne nuk e thamë, por është kështu. Fitorja në derbi ndoshta vlen ende për diçka më shumë, por ne donim kampionatin dhe ia arritëm”. /KosovaPress/

Read Previous

​Sot Dita Ndërkombëtare e Librit

Read Next

Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare