​Aksident te Qendra e Studentëve, gjashtë persona të lënduar

Një aksident i rëndë mes dy veturave në Prishtinë, konkretisht pranë Qendrës së Studentëve ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës.

Sipas dëshmitarëve, policia dhe ekipet mjekësore kanë dal në vendin e ngjarje.

Derisa zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha se nga aksidenti kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë ajo./KP/

Read Previous

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Read Next

Stërvitja me Policinë dhe EULEX-in, KFOR: Demonstruam aftësi për t’u përgjigjur ndaj skenarëve të ndryshëm