​Abdixhiku: S’ka më mirë se kur qytetarët vendosin për të ardhmen e tyre

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka votuar sot në shkollën “Faik Konica”, me ç’rast tha se s’ka gjë më të mirë sesa kur qytetarët vendosin për të ardhmen e tyre.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Abdixhiku uroi që kjo ditë e zgjedhjeve lokale të përfundojë sa më mirë.

Abdixhiku: Sot është festë, sepse vendimmarrja u kthehet qytetarëve tanë

“Sot është festë sepse vendimmarrja u kthehet qytetarëve tanë. S’ka gjë më të mirë e më të bukur sesa kur qytetarët vendosin per të ardhmen e tyre. Uroj që kjo ditë të kalojë sa më mirë… dhe të përfundojë si e tillë, dhe në veçanti të uroj 41 mijë votuesit, që për herë të parë sot ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike në një shoqëri të mbarë e të mirë”, tha Abdixihiku.

Ai përgëzoi mediat dhe komisionarët e KQZ-së, duke thënë se po kontribuojnë që kjo ditë të shkojë sa më mirë.

/KosovaPress/

Read Previous

​Kutitë e votimit shkojnë edhe në shtëpitë e personave të infektuar me COVID-19

Read Next

Voton Kurti, zotohet se do të punojë në fuqizimin e komunave