Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Në Vjenë të Austrisë më 10 mars 2007 përfunduan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje.
Të pranishëm ishin krerët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë dhe të Serbisë, Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica dhe të tjerë, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.
Ahtissari kishte shprehur keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari, i dorëzoi OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës, 15 mars 2007. Plani direkt propozoi pavarësi për Kosovën. /KosovaPress