​11 komuna përfitojnë 8 milionë euro në kuadër të Grantit të Performancës

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka nënshkruar marrëveshje me 11 komuna rreth skemës së Grantit të Performancës në vlerë mbi 8 milionë euro.

Rahoveci, Obiliqi, Skënderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja janë komunat përfituese nga kjo skemë.

Lajmin për këtë e dha Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, që tha se projektet në Komunat përfituese janë bashkëfinancim i MAPL-së, donatorëve dhe Komunave në vlerë mbi 8 milionë euro.

“Në kuadër të këtij bashkëfinancimi janë paraparë projekte për rregullimin e shtratit të lumenjëve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekte të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal”, shkruan Krasniqi në Facebook. /KosovaPress/

Read Previous

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment

Read Next

Aliu: E kam vetëm një kontratë njëburimore, jemi të hapur për hetim