​Vasolli: Investimet e huaja, mundësi për t’i mbajtur të rinjtë në Kosovë

Investimet e huaja janë të rëndësishme për krijimin e vendeve të punës cilësore, rritjen e eksporteve dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në tregjet ndërkombëtare, ka vlerësuar drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV), Besnik Vasolli.

Duke folur për rëndësinë e Samitit të Ballkanit, Vasolli tha se organizimi i ngjarjeve të tilla, ku marrin pjesë investitorë potencialë nga vende të ndryshme, krijon mundësi për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për uljen e deficitit tregtar.

“Çdo samit që organizohet ku sillen investitorë potencial është i rëndësishëm. Dhe ky samit i ballkanit luan rolin e vet. Keto dy dite kishte investitorë potencial që të investojnë në kisovë nga vende të ndryshme të evropës por edhe më gjerë. Kjo na gëzon sepse ketë investitorë musn të prodhojnë vende të punes kualitative për të rinjtë tanë, ta përmirësohne imaxhin dhe brendin e kosovës. Mund të rrisin eksportin e produkteve apo shërbimeve te Kosoves dhe në këtë mënyrë ya balancojne deficitin tregtarë që ne e kemi goxha te madh mes eksportit dhe inportit”, tha ai.

Vasolli theksoi se investimet në sektorët që krijojnë vlerë të shtuar janë thelbësore për mbajtjen e fuqisë punëtore në vend dhe për t’u ofruar të rinjve mundësi për punësim dhe perspektivë afatgjatë.

“Këto janë ato sektoret te cilat krijojnë vlerë të shtuar dhe e mbajnë fuqinë puntore në Kosovë. Qallimi jone eshte qe të rinjtë të mos migrohnë jashtë vendit, por të kenë vende të punes kualitativr me te cilat munden me planifiku jetën e tyre. Zhvillohet edhe vendi, ccdo produkt qe prodhohet ne kisove është një mesazh i mire për kosoven, made in kosovo sa më shume që promovohet jashtë vendit e zhvillon shtetësine dhe brendin kosovar”, tha ai. /KosovaPress/

Read Previous

Araujo kërkon fitore dhe dominim ndaj Villarrealit

Read Next

​Laporta: Real Madridi ka humbur besueshmërinë