BE-së i kërkohet që të ndërmarrë masa të shpejta kundër Google
Liverpooli ka nisur kontaktet me Sokratis Papastathopoulos pas largimit të tij nga Arsenali, raporton “The Athletic”.
“The Reds” janë lidhur me 32-vjeçarin, i cili u la i lirë nga “Gunners” javën e kaluar, për të diskutuar situatën e tij mes mungesës së opsioneve mbrojtëse në “Anfield Road.”
Sidoqoftë, Sokratis duket se do të bashkohet me Olympiacosin në vend të Liverpoolit, që do të thotë që ish-ylli i Borussia Dortmundit nuk do të ribashkohet me Jurgen Kloppin tek “Merseyside”./KosovaPress.