​Telashe në mbrojtje, Dellova largohet nga grumbullimi me Kosovën

Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës dhe nuk do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme kundër Izraelit dhe Irlandës në Ligën e Kombeve.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se Dellova nuk është në gjendje ta ndihmojë ekipin në këto dy përballje, pavarësisht dëshirës së tij për të qenë në dispozicion të përzgjedhësit. /KosovaPress/

Read Previous

​Bie numri i bizneseve në Kosovë, por rriten pagat dhe qarkullimi

Read Next

Arsenali afër rinovimit të kontratave me tre yje të skuadrës