​Rritet dukshëm numri i operacioneve në vena në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK

Është rritur dukshëm numri i operacioneve në vena, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë operuar 244 pacientë që kanë qenë në lista të pritjes, njofton QKUK.

Kjo shifër është dukshëm më e lartë krahasuar me vitet e kaluara, falë edhe investimeve që janë bërë në këtë klinikë, raporton KosovaPress.

Gjatë vitit 2024 ishin kryer 225 operacione në vena dhe bazuar në ritmin e punës së gjysmë vitit, por edhe planin e punës së klinikës, pritet që ky numër të rritet edhe më tutje. /KosovaPress/

Read Previous

Kancelari gjerman Merz: Duhet ta pranojmë Brexit-in, pavarësisht dëshirave

Read Next

Deri në 30 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë