Kancelari gjerman Merz: Duhet ta pranojmë Brexit-in, pavarësisht dëshirave

Credit: Bloomberg via Getty Images

Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se do të kishte votuar ”jo” në referendumin e Brexit-it nëse do të ishte britanik, por, sipas tij, duhet ta pranojmë që Britania e Madhe nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian.

Merz nënshkroi dje një marrëveshje me BM-në e cila premton të ”forcojë sigurinë euroatlantike” dhe gjithashtu mund të lirojë vizitat e shkëmbimit të shkollave dhe portat elektronike të pasaportave.

Marrëveshja, që do të njihet si Traktati i Kensington-it, u nënshkrua me kryeministrin britanik Keir Starmer në muzeun V&A në Londër, dhe u nënshkrua gjithashtu nga sekretari i Jashtëm David Lammy dhe homologu i tij gjerman, Johann Wadephul.

Berlini ra dakord vitin e kaluar ta bënte lehtësimin e kontrabandës së emigrantëve në BM një vepër penale në një veprim që do t’u japë zbatuesve të ligjit më shumë kompetenca për të hetuar furnizimin dhe ruajtjen e anijeve të vogla që do të përdoren për kalimet e kanalit te La Manshit.

”Propozimet që do të nënkuptojnë sekuestrimin e anijeve të vogla janë një shenjë e qartë se ne jemi seriozë”, tha Starmer.

I pyetur nëse i mungon Britania e Madhe në zemër të BE-së, Merz i tha programit “Today” të BBC Radio 4 se “po. Ne kishim të njëjtat mendime në kaq shumë çështje politike, dhe nëse do të isha një britanik, një qytetar britanik, do të kisha votuar për të qëndruar”.

“Por kjo ka ndodhur tani dhe ne duhet ta pranojmë këtë. Ne duhet të punojmë për këtë, dhe kjo është një nga arsyet pse jam këtu sot për të nënshkruar këtë traktat me BM-në dhe Gjermaninë mbi miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë”, shtoi Merz. /ATSH-DPA/

Read Previous

Disa skuadra interesohen për transferimin e Granit Xhakës

Read Next

​Rritet dukshëm numri i operacioneve në vena në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK