​Presidentja Vjosa Osmani pret në takim skuadrën Ballkanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kampionin në fuqi të Kosovës në futboll Ballkanin.

Ky takim ndodh një ditë para sfidës jashtëzakonisht të rëndësishme për Ballkanin në Ligën e Konferencës kundër skuadrës turke Sivaspor që zhvillohet nesër në “Fadil Vokrri”.

Osmani ka uruar Ballkanin për sukseset e arritura deri më tani në garat evropiane, si dhe i ka uruar fat në ballafaqimin e nesërm me Sivasporin. /KosovaPress/

Read Previous

Aliu: Mbi 75 për qind e ndërtimeve janë pa leje në Kosovë

Read Next

Nagavci: Kompensimi i orëve të humbura sipas kalendarit të ministrisë