​Mot me diell dhe me vapë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell dhe me vapë.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.

“Indeksi UV vazhdon ti mbajë vlerat e larta, kështu që këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

Read Previous

Ish-ministrja i reagon Kurtit: Asnjë vendim që ndihmon ekonominë nuk e keni marrë

Read Next

Afër 7 mijë raste aktive me COVID-19